Amerikanja pasi shikoi një serial turk pranon islamin
Një grua 60 vjeçe nga Shtetet e Bashkuara është konvertuar në myslimane pasi u ndikua nga një seri e popullarizuar televizive turke, e quajtur “Resurrection: Ertugrul”.
Banorja e Wisconsinit e zgjodhi emrin mysliman, Khadija, pasi u konvertua në Islam. Ajo i tha agjencisë Anadolu se e gjeti serinë turke përderisa ishte duke kërkuar filma në platformën e famshme, Netflix.
“E shikova, i shikova hollësitë rreth saj, kështu fillova ta përcjell”, tha ajo, duke shtuar se u bë shumë e interesuar rreth Islamit pasi shikoi disa episode të serisë.
“Ishte një histori për të cilën nuk dija asgjë”, tha ajo për serinë turke, duke theksuar se dialogjet e një personazhi i dhanë kuptim të ri jetës së saj dhe se ato fjalë e kanë bërë të mendojnë shumë e nganjëherë edhe të qajnë.
Thotë se i ka shikuar të gjitha episodet e serisë katër herë dhe se ka filluar t’i shikojë ato për herën e pestë. “Më pëlqen të mësoj histori të reja. Ishte diçka që m’i hapi sytë për atë që bëra tani rreth religjionit dhe u përpoqa të kërkoj më shumë”, tha qytetarja amerikane.
Ajo tregon se mori reagime të papritura nga shoqet kur u tregoi se është bërë myslimane, duke thënë se ato besonin që i është shpëlarë truri.
I përshkruar shpesh si “Game of Thrones” i versionit turk, seria “Resurrection: Ertugrul” rrëfen për themelimin e Perandorisë Osmane në Anadollin e shekullit XIII. Në të paraqiten përpjekjet e Ertugrul Gazit, babait të sulltatin të parë të kësaj perandorie.