AMERIKË ÇKA PO NDODHË NË VERI TË KOSOVËS

12 nëntor 2022 | 14:27

Ismet Sylejmani

Në Veri të Kosovës, kohëve të fundit, po ndodhë ajo që nuk ka ndodhur!
Në Veri të Kosovës po ndodhë ajo që nuk eshtë parë dhe ajo që nuk është degjuar kurrë deri më tash!
Banorët serbë të Veriut, pas hyrjes para disa viteve, tash po i braktisin institucionet shtetërore të Kosovës!
Po zhvishet dhe po braktiset uniforma e Policisë së Kosovës!
Po japin dorëheqje nga funksionet e tyre komandantët e Policisë së Kosovës dhe drejtorët e stacioneve policore në Veri!
Po i dorëzojnë mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, deputetët e listes serbe!
Veriu i Kosovës aktualisht është vatra potenciale e mundshme e ngjarjeve të papritura!
Thashethemet për Veriun e Kosovës po vlojnë nga të gjitha anët!
Lufta në Ukrainë dhe mundësia e përhapjes së ndikimit të sajë edhe në vendet ku Rusia ka ndikim absolut, sikur në rastin konkret Rusia, është shqetësuese dhe madje e mundshme!
23 vite pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe hyrjes së trupave të NATO-s dhe largimit të Serbisë pushtuese, gjendja në Veri kurrë nuk ishte e mirë, kurse tash është dramatike dhe e paparashikueshme!
Në Veri të Kosovës autoriteti i padiskutueshëm është KFOR-i!
Gjithëçka tjetër është relative!
Kosova dhe institucionet e saja, nuk kanë pushtet absolut në atë pjesë, ashtu sikur edhe ne pjesët tjera të vendit, ngjashëm është edhe me Serbinë, as ajo jo!
Prishtina dhe Beogradi, por edhe qendra të tjera si Uashingtoni, Berlini, Parisi e Brukseli, janë bërë arena ku diskutohet në mënyrë intenzive zgjidhja e çështjes Kosovë – Serbi!

Tani kur e dijmë se për Kosovën vendosë Amerika, natyrshëm ia shtrojmë pyetjen top aleatit tonë të madh e të padiskutueshëm: Amerikë çka po ndodhë në Veri të Kosovës?

Prishtinë, 12 Nëntor 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka shkarkuar Visar Korenicën nga pozita e…