Amerikës, unë dhe familja ime, ia besojmë jetën

07 prill 2020 | 11:59

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pak çaste më parë ka publikuar një fotografi të veten në rrjetin social “Facebook”. Në prapaskenë shihet flamuri amerikan, e Haradinaj ka deklaruar për vendosmërinë e tij për të qenë krah Amerikës dhe për besimin e pakusht që e ka në institucionet e sigurisë kombëtare të Amerikës.

Ai ka thënë se ai dhe familja Haradinaj janë me Amerikën. Po ashtu, ka bërë me dije se Amerikës i besojnë jetën e tyre. “Unë dhe familja ime, edhe ajo politike, jemi me Amerikën. Jemi me të ngarkuarit e Amerikës për Ballkanin dhe Kosovën. U besojmë me jetë institucioneve të sigurisë nacionale të Amerikës!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga partia Nisma, Endrit Shala,…