Amir Prishtina nënshkruan me KEK-un
11 janar 2019
| 13:05
Amir Prishtina është lojtari më i ri i klubit futbollistik nga Obiliqi, KEK-u. Klubi i Futbollit KEK-u ka vazhduar serinë e përforcimeve në afatin kalimtar dimëror, para fillimit të sezonit pranveror në Superligë. Ekipi nga Obiliqi të enjten ka zyrtarizuar edhe transferimin e pestë në këtë mini-afat.
Është djaloshi nga Vushtrria, Amir Prishtina, i cili ka nënshkruar kontratë me KEK-un. Lajmin për transferimin e Prishtinës e ka konfirmuar vetë kryetari i klubit nga Obiliqi, Besnik Mjeku. “Amir Prishtina është lojtar i ri i KEK-ut. Kemi nënshkruar marrëveshje për gjashtë muaj”, ka thënë Mjeku për “Telegrafin”. Prishtina në të kaluarën ka luajtur edhe për Trepçën dhe Vushtrrinë, aty ku ishte edhe tani së fundmi.