AMKM dhe komuna e Rahovecit bashkëfinancojnë projektin “Ndërtimi i Muzeut në Krushë të Madhe”

18 gusht 2020 | 15:09

Marrëveshje e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i Muzeut në Krushë të Madhe” në komunën e Rahovecit

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj dhe kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi nënshkruan marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i Muzeut në Krushë të Madhe”. Përmes kësaj marrëveshje ata u dakorduan për përcaktimin e obligimeve të të dyja palëve.

Ndërtimi i këtij muzeu është obligimi i shtetit të Kosovës ndaj të rënëve dhe të gjallëve të Krushës, e cila paraqet sinonimin e dhimbjes, rezistencës dhe heroizmit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, përpara…