AMMK me aktivitete për edukim mjedisor me rastin e shënimit të Ditës së Tokës
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 22 prillit Ditës së Tokës, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, gjatë kësaj jave ka realizuar vizita nëpër disa Shkolla të Mesme të Ulëta nëpër Komunat e Kosovës.
Gjatë këtyre aktiviteteve janë vizituar dhjetëra Shkolla të Mesme të Ulëta në komunat: Klinë, Pejë, Graçanicë, Vushtrri, Ferizaj, Kaçanik, Gjilan, Prishtinë dhe Fushë-Kosovë.
Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte shpërndarja e materialeve promovuese, mbajtja e ligjëratave dhe punëtorive me nxënës me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe edukimit për mbrojtjen e mjedisit.
Aktivitetet e AMMK janë mirëpritur nga shkollat dhe kanë zgjuar interesim tek nxënësit të cilët njëkohësisht kanë planifikuar dhe realizuar aktivitete tjera për të shënuar 22 prillin Ditën e Tokës.
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, do të vazhdojë angazhimin e saj për ndërgjegjësimin dhe edukimin mjedisor në të ardhmen edhe në shkolla tjera me aktivitete të ndryshme.