“Amnesty International”: Maduro ka urdhëruar ekzekutime
21 shkurt 2019
| 16:09
“Amnesty International” ka akuzuar forcat ushtarake të presidentit venezuelian, Nicolas Maduro për “ekzekutime jashtëgjyqësore, arrestime arbitrare dhe përdorim të tepruar të forcës në një përshkallëzim të politikës së tij të represionit” të përqendruar në “zonat popullore” që i janë bashkuar protestave të opozitës.
”Gjatë muajit janar, në vetëm pesë ditë protesta, kanë humbur jetën 41 persona dhe mbi 900 të tjerë janë arrestuar”, ka vlerësuar “Amnesty International”./javanews/