
Amorim për Rashfordin: I lumtur kur huazimet tona luajnë mirë
01 prill 2025
| 11:26
Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim është pyetur për formën e mirë të Marcus Rashford te Aston Villa, por ka shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë.
“Jam i fokusuar te ekipi im dhe te lojtarët e mi. Rashford nuk është lojtari im për momentin. Sigurisht, jam i lumtur kur lojtarët tanë luajnë mirë në huazim”, ka thënë ai.
Anglezi është huazuar te Villa gjatë janarit dhe është duke pasur paraqitje të mira në Premier Ligë dhe në Ligën e Kampionëve.