Amorim: Po punojmë ende për t’i dhënë një strukturë skuadrës

05 dhjetor 2024 | 12:25

Manchester United pësoi humbje në derbin ndaj Arsenalit (2-0). Një ndeshje e ekuilibruar në 45 minutat e para, por dy gola të pësuar pas dy goditjeve nga këndi ndëshkuan “djajtë e kuq” të trajnerit Ruben Amorim. “Ne kemi punuar shumë për të ndërtuar një strukturë të skuadrës dhe për t’i dhënë një ide lojës tonë. Kjo gjë u duk mirë në pjesën e parë të ndeshjes, por rezultati tregon se duhet të përmirësohemi. Duhet të jemi më agresivë dhe të kemi më shumë ide”, ka thënë Amorim.

“Unë i bëjë një vlerësimin pozitiv lojës së ekipit tonë pavarësisht rezultatit. Edhe kur fituam 4-0 ndaj Evertonit thashë se ka gjëra që duhet të përmirësojmë. Mendoj se diferenca ndaj Arsenal ishte në lojën në grupe”, ka deklaruar trajneri portugez.

Më tej, Ruben Amorim ka shtuar: “Pasi pësuam golin e parë ishte e vështirë për ne të merrnim kontrollin e plotë të lojës edhe pse u përpoqëm. Duhet të menaxhojmë edhe lojtarët, pasi luajmë çdo tri ditë. Jam i lumtur që Leny Yoro u rikthye. Duhet të menaxhojmë më mirë momentin pozitiv pas ndeshjeve fituese, me metodologji të ndryshme. Tani do të duhet të vlerësojmë gjendjen e lojtarëve. Mendoj se do të ketë sërish rotacion për sfidën e radhës”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artan Behrami, ish këshilltar i Hashim Thaçit, ka reaguar në…