Amorim: Rezultati është shumë i keq
03 shkurt 2025
| 12:02
Manchester United pësoi të dielën humbje nga Crystal Palace me rezultat 0-2. Trajneri Ruben Amorim është shprehur i zhgënjyer me këtë humbje.
“Rezultati është shumë i keq. Sa i takon performancës mund të them se bëmë më mirë se ndeshjet e kaluara, por nuk ditëm të reagonim kur pësuam golat. Dëmtimi i Lisandro Lopez do të na penalizojë”, ka thënë Amorim. Aktualisht skuadra nga “Old Trafford” renditet në vendin e 13 me 29 pikë.