Amorim rrezikon shkarkimin, Unitedi mendon për Xavin  

26 shkurt 2025 | 12:07

Manchester United po kalon një tjetër sezon për t’u harruar. Nuk ka pasur efekt as largimi i Ten Hag dhe ulja në stol e Ruben Amorim, por është e qartë se në këtë formë nuk mund të vazhdohet pafundësisht pasi Unitedi vijon rënien e lirë.

Në këto kushte, sipas mediave, drejtuesit e klubit po mendojnë për një tjetër ndryshim. Nëse Amorim nuk e përmbys shpejt situatën nuk është një çudi që në krye të United të ulet një tjetër trajner. Sipas Relevo, Xavi Hernandez është opsioni i parë në rast largimi të Amorim. Ish-mesfushori pas eksperiencës te Barcelona mund të tentojë të nisë një aventurë te Unitedi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian është duke i ndjekur me vëmendje dhe shqetësim…