Amy Schumer anulon turneun
25 shkurt 2019
| 11:25
Amy Schumer ka anuluar pjesën e mbetur të turneut. Aktorja 37-vjeçare, e cila është shtatzënë, ka njoftuar përmes “Instagram”-it se ajo po përballet me disa komplikime dhe kjo është arsyeja e anulimit.
“Për shkak të disa komplikimeve nuk mund të jem pjesë e turneut tim.
Fëmija dhe unë jemi mirë dhe çdo gjë duket mirë, por jam në tremujorin tim dhe kam ende të përziera gjatë gjithë kohës dhe të vjella”, ka shkruar Schumer.