Amy Schumer dëshiron të ketë edhe një vajzë
21 janar 2020
| 12:02
Aktorja e njohur Amy Schumer do të dëshironte ta bënte djalin e saj edhe me një motër.
Ajo në një intervistë në emisionin e Oprah Winfrey ka thënë se është një përvojë shumë e mirë të kesh fëmijë.
“Kjo më ka ndërruar jetën. Unë e dua shumë birin tim. Unë e imagjinoj çdoherë veten me familjen time në plazh dhe fëmijët e mi teksa luajnë”, ka thënë Schumer.