Ana Kauri poston pozat me rroba banje, ndjekësit u “çmenden” pas saj
03 gusht 2021
| 15:42
Ana Kauri është padyshim një nga ish-konkurrentet e “Për’puthen” më të preferuara për publikun. Në çdo postim që ajo bën në rrjetet sociale dominojnë komentet pozitive dhe shumë pak kritika.
E kështu ka ndodhur edhe në postimet e saj të fundit, ku ka ndarë me ndjekësit disa poza “hot” me bikini. Fillimisht ka publikuar disa imazhe ku shfaqet me rroba banje të zeza, duke ekspozuar format trupore elegante.
E teksa këto poza u pëlqyen menjëherë shumë nga fansat e saj, ajo mori vendimin që të publikonte disa të tjera. Por kësaj radhe u shfaq me bikini të bardha, të cilat i shkonin shumë.
“Zjarr, yll bote, zemër, je më e mira”, janë disa nga komentet që ndjekësit nuk ia kursyen ish-konkurrentes së “Për’puthen”.