Analistët: Interesi partiak po vendoset mbi atë shtetëror
06 qershor 2018
| 09:52
Braktisja e seancave parlamentare për aktivitete partiake nga zyrtarët e lartë shtetërorë është vlerësuar papërgjegjësi e madhe nga analistët politikë.
Imer Mushkolaj dhe Albert Krasniqi kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se me këto veprime kryeparlamentari, kryeministri, deputetët dhe ministrat po e vendosin interesin partiak mbi atë shtetëror.
Njohësit e rrethanave politike kanë bërë me dije se braktisja e punës në Kuvend dhe mobilizimi i strukturave partiake siç po ndodh së fundi, mund të shihen edhe si përgatitje e partive politike për zgjedhje të reja parlamentare.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)