Analistët: Opozita e ka problem t’i sigurojë votat për rrëzimin e qeverisë
25 maj 2019
| 18:55
Njohësit e proceseve politike, Imer Mushkolaj dhe Behxhet Shala, kanë vlerësuar se opozita e ka të vështirë që t’i sigurojë votat për rrëzimin e qeverisë.
Ata kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se aktualisht opozita nuk është në gjendje që ta rrezikojë seriozisht pushtetin.
Prandaj, sipas tyre, iniciativa e opozitës mund të mos japë rezultat.
Mushkolaj dhe Shala kanë deklaruar se ambicia për pushtet ka bërë që Mustafa dhe Kurti ta harrojnë të kaluarën dhe t’i shkelin parimet.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)