Analistët: Pas dorëheqjes së kryeministrit, Kosova në udhëkryq
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka filluar konsultimet me partitë politike në lidhje me zhvillimet e fundit pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.
Ai ka deklaruar se do t’i shterojë të gjitha mundësitë që në konsultim me partitë politike të gjendet një përgjigje për realitetin e ri politik. Por, sipas Thaçit, nëse partitë politike nuk janë në gjendje t’i japin përgjigje këtij realiteti të ri politik, ai do t’i shpallë menjëherë zgjedhjet e reja.
Këtë situatë të krijuar e kanë komentuar për “Epokën e re” analistët politikë Ramush Tahiri dhe Belul Beqaj.
Ata kanë vlerësuar se pas dorëheqjes së kryeministrit, Kosova është në udhëkryq.
Duke folur për ftesën e presidentit për t’i thirrur në konsulta partitë politike, analistët kanë thënë se Thaçi do të duhej që t’i thërriste në një takim të përbashkët të gjitha partitë në mënyrë që të mos zgjatet procedura për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)