Analistët për raportet Kurti-Osmani: Kosova s’ ka qenë në këtë gjendje as gjatë viteve të 90-ta
Përderisa, presidentja Osmani po kërkon koordinim me aleatët, kryeministri Kurti po kritikohet nga këtë të fundit për mos-koordinim.
Në lidhje me këtë çështje, Dritëro Arifi, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, në një përgjigje për GazetaBlic thekson se, Kosova asnjëherë nuk ka qenë në këtë gjendje.
Madje sipas tij, po ndodhë një katrahurë që nuk kishte ndodhur as në vitet e 90-ta, kur Kosova s’ka pasë as institucione zyrtare shtetërore.
“Në bazë të asaj që Presidentja Osmani potencoi se hapat e ardhshëm për hapjen e urës duhet të jenë të koordinuara me partnerët perëndimor, mendoj se është një katrahurë institucionale shtetërore. Asnjëherë, Kosova nuk ka qenë në këtë gjendje, jo vetëm nga shpallja e Pavarësisë, por qysh nga vitet e 90-ta, kur nuk kemi as institucione zyrtare shtetërore”, tha Arifi.
Sipas Arifit, një fajë këtu e mban edhe shoqëria kosovare që ka votuar Qeverinë e Kurtit, teksa shton se pa përgjegjësi nuk mbetën as intelektulaët kosovar.
“Kjo nuk është vetëm dështim i kësaj elite politike, por ne nuk kemi qëndrim unifikues. Pra, institucionet flasin në variacione të ndryshme për çështje të njëjtë. Ky është dështim edhe i shoqërisë kosovare dhe i një pjesë të madhe të intelektualëve, sepse shumë prej shoqërisë e kanë votuar këtë Qeveri”, tha Arifi.
Sipas Arifit, i gjithë ky debat politik që po bëhet për hapjen e urës së Ibrit është komik dhe do të ketë efekt zgjedhor.
“Rrjedhimisht, i gjithë ky debat publik për një urë, në të njëjtë kohë është komik dhe në anën tjetër, do të ketë efekte zgjedhore në të ardhmen, me dashje apo pa dashje”, tha Arifi për GazetaBlic.
Ndërsa, Fidan Ukaj, njohës i çështjeve politike thekson për GazetaBlic se koordinimi me aleatët është i domosdoshëm.
Sipas tij, është mënyra e duhur që Kosova të ecë përpara për anëtarësim në BE e organizata ndërkombëtare.
“Koordinimi me partnerët ndërkombëtar është i domosdoshëm, derisa pjesë e komponentës së sigurisë janë EULEX-i dhe KFOR-i”, tha Ukaj
“Falë përkrahjes ndërkombetare i kemi të gjitha njohjet e anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare, patjetër bashkëpunimi me ndërkombëtarët është i domosdoshëm në rrugën e Kosovën për në BE dhe organizata ndërkombëtare”, shton ai./GazetaBlic/