
Analistët politikë parapëlqejnë që Fazli Hoxha të jetë deputet i Kuvendit
Pas zgjedhjeve të 6 tetorit përbërja e Kuvendit të Kosovës mund të duket ndryshe.
Partitë politike kanë paraqitur në listat e tyre kandidatët të cilët janë duke synuar të zënë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Në mesin e tyre janë edhe 110 kandidatët nga koalicioni Nisma-AKR-PD, në krye me kandidatin për kryeministër Fatmir Limaj.
Pse duhet të jenë pjesë e legjislaturës së shtatë këta kandidatë dhe cilët janë të preferuarit e tyre, në “Zonën zgjedhore” në “Klan Kosova” kanë dhënë arsyetimet dhe preferencat e tyre analistët Faton Abdullahu, Rrahman Paçarizi, Ismajl Tasholli, Adrian Çollaku dhe Valon Syla.
Në mesin e 20 kandidatëve për deputetë nga koalicioni Nisma-AKR-PD, analistët politikë ku kanë shprehur preferencat është edhe Fazli Hoxha, i cili është kryetar i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë.
Analisti politik, Valon Syla, në listën preferenciale të tij prej 20 kandidatëve për deputetë nga koalicioni ka renditur edhe Fazli Hoxhën, i cili sipas tij meriton të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.