Analistët: Posti i presidentit s’duhet të përfshihet në bisedimet LV-LDK
Çështja e presidentit të ardhshëm të Kosovës pritet të përfshihet në bisedimet në mes të Lëvizjes Vetëvendosje (LV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për marrëveshjen eventuale për koalicionin e ardhshëm qeverisës, por njohësit e rrethanave politike e kanë parë me skepticizëm një gjë të tillë.
Shkëlzen Maliqi, Albinot Maloku dhe Faton Avdullahu kanë thënë për gazetën “Epokën e re” se posti i presidentit nuk duhet të përfshihet në këto bisedime.
Sipas tyre, kjo çështje mund t’i komplikojë bisedimet për qeverinë e re ndërmjet dy partive politike.
“Tradita e futjes së pozitës së presidentit në pazare politike besoj se duhet të marrë fund njëherë e mirë. Vendi ka president dhe kjo çështje nuk do të duhej të futej në diskutim. Rekomandimi i kahershëm, që të kemi president të zgjedhur nga populli, vazhdon të ketë vend dhe unë pres që përmes reformës zgjedhore edhe kjo çështje të zgjidhet”, ka thënë Maloku.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)