Analistët thonë se koalicioni LV-PDK është i mundshëm

22 prill 2020 | 08:21

Analisti Imer Mushkolaj dhe Astrit Gashi, në “Debat Plus”, kanë komentuar deklaratën e fundit të kreut të PDK-së, Kadri Veseli, i cili përmendi se LV-ja ka dërguar njerëz te PDK-ja për një koalicion të mundur. Sipas analistëve, pas zgjedhjeve vijat e kuqe do të zbehen karshi PDK-së. Sipas Mushkolajt, do të jetë e mundur një koalicion i tillë e, siç thotë ai, PDK-ja nuk dallon nga LDK-ja.

“Nuk është që shoh shumë dallime ndërmjet PDK-LDK, andaj nuk është larg mendsh një koalicion në një të ardhme PDK-LV”, tha Mushkolaj.

Edhe Astrit Gashi tha se pas zgjedhjeve këto vija do të zbehen. “Nuk e përjashtoj që pas zgjedhjeve të reja që mund të vijë një koalicion me PDK-në. Dhe se ato vija të kuqe do të fillojnë të zbehen”, tha Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas spekulimeve të shumta për gjenezën e shpërthimit të virusit…