Analistët thonë se kundërshtarët e Kurtit mund të formojnë parti të re
Njohësit e rrethanave politike kanë vlerësuar se ndasitë brenda Lëvizjes Vetëvendosje (LV) janë aq të thella dhe të pariparueshme saqë nuk mund të flitet më për mundësi pajtimi.
Analisti Imer Mushkolaj ka thënë për gazetën “Epoka e re” se dorëheqjet në Vetëvendosje mund të vazhdojnë në ditët e ardhshme, ndërkaq ndarja përfundimtare pritet të ndodhë kur Albin Kurti të zgjedhet kryetar i partisë.
Sipas Mushkolajt, ata që e kundërshtojnë Kurtin mund të formojnë subjekt të ri, por jo t’i bashkohen ndonjë partie tjetër.
“Dorëheqjet në Lëvizjen Vetëvendosje mund të vazhdojnë, ndërkaq ndarja përfundimtare do të ndodhë kur Albin Kurti të zgjedhet kryetar. Ndasitë brenda partisë janë aq të thella dhe të pariparueshme saqë nuk mund të flasim më për mundësi pajtimi. Ata që e kundërshtojnë Kurtin mund të formojnë subjekt të ri, por nuk do t’i bashkohen ndonjë partie tjetër”, ka deklaruar Mushkolaj.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)