Analistët thonë se nuk është koha e përshtatshme për zgjedhje të reja
Liderët e subjekteve politike në pushtet dhe zyrtarët e lartë të tyre kanë shtuar në ditët e fundit aktivitetet në terren, duke i takuar strukturat partiake.
Ndonëse zakonisht ky është marrë si sinjal për zgjedhje të reja, ata kanë mohuar një gjë të tillë.
As njohësit e rrethanave politike këto aktivitete nuk i shohin si përgatitje për zgjedhje të reja.
Analisti politik Behxhet Shala ka deklaruar për “Epokën e re” se këto takime po bëhen për ta konsoliduar partinë dhe pozitën e liderit brenda subjektit politik. “Liderët politikë që po dalin në terren dhe po i takojnë strukturat partiake mund të interpretohet si mundësi për përgatitje për zgjedhje për testim të opinionit. Këto aktivitete mbahen edhe për konsolidim të partive politike apo për konsolidim të pozicioneve të liderëve partiakë brenda subjekteve politike që i udhëheqin”, ka thënë Shala.
Ai ka bërë me dije se tani për tani mbajtja e zgjedhjeve të reja është gati e pamundur. Sipas Shalës, formimi i ushtrisë, procesi i liberalizimit të vizave dhe disa procese të tjera duhet pritur para se të shkohet në zgjedhje.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)