Analisti Abdullahu për LV e LDK: Nuk pres 100 ditë se veç i keni bërë qindra gabime

06 shkurt 2020 | 13:56

Analisti politik, Faton Abdullahu, ka thënë se nuk ka çfarë pret për 100 ditët e qeverisjes LV-LDK, pasi sipas tij këto dy parti deri në lidhjen e koalicionit kanë bërë qindra gabime.

“Ju me vepër dëshmuat se nuk i besoni njëri-tjetrit e me fjalë të bukura mendoni se na bindni që t’ju besojmë të dyjave. Ju mashtrimin e keni ambalazhuar me shpresë mandej ja keni shitur shtrenjtë për vota, qytetarit të pashpresë. Ju për ta ç’kapur shtetin ndërtuat me rrena ekzagjerimin për kapjen e tij dhe më pas e shitët shtrenjtë duke mashtruar lirë. Ju nuk u prishët për pak pozita, sepse e dinit që pajtimi ju siguron shumë kolltuqe, por na gënjyet mirë e gjatë se nuk po pajtoheshit për parime të larta. Ju tek e tek mund të jeni herë të guximshëm herë institucionalist, por bashkë nuk ishit e nuk do të jeni as njërën as tjetrën.
Ju mendoni se do ta bëni ndryshimin sepse jeni ndryshe, e deri më sot ndryshe i keni vetëm fjalët”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se LV e LDK në mungesën e përvojës po e kompensojnë me arrogancë e arrogancën po e shitni si bindje e fortë për shtetmbrojtje.

“Ju jeni të bindur se çdo rrugëtim i mirë nis vetëm tani, e mandej e ftoni opozitën të ju bashkohet edhe pse rrugëtimi i saj ka filluar shumë më herët dhe pa ju. Ju tani kërkoni opozitarizëm të matur karshi qeverisë tuaj, kurse vetë si opozitë rrezikuat me pamaturi krejt shtetin. Ju nuk jeni ende hajna por idetë i keni qysh moti të korruptuara. Ju nuk jeni ende me nepotizëm por e keni kushëri të parë dreqin populist dhe shumë të afërta gënjeshtrën dhe dogmën. Nëse dita e mirë shihet në mëngjes ju bashkë me ne nuk do të përjetoni as shumë ditë as shumë dritë. Sa më shpejt bien kjo qeveri aq më shpejt qytetarët do të çohen në këmbë të veta. Prandaj unë nuk pres 100 dite se keni bërë me qindra gabime”, është shprehur Abdullahu.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nesër (e premte) do të…