Analisti Astrit Gashi dëshmoi saktësi duke parashikuar me precizion rezultatin e PDK-së me 22%

10 shkurt 2025 | 14:10

Analisti politik Astrit Gashi, një nga më të lexuarit dhe më të besuarit në vend, ka dalë me parashikimin më të saktë qysh më 21 janar, duke tejkaluar të gjitha sondazhet dhe exit poll-et e ndryshme.

Astrit Gashi ka bërë parashikime të sakta jo vetëm në Kosovë, por edhe në Suedi, Maqedoninë e Veriut dhe SHBA.

Për më tepër, ai ishte ndër të paktët që, plot 20 ditë para zgjedhjeve, e parashikoi me saktësi rezultatin e Partisë Demokratike të Kosovës me 22%, si dhe faktin që opozita e bashkuar, së bashku me minoritetet joserbe, do të arrinte shumicën parlamentare.

Ky është një tjetër dëshmi e profesionalizmit dhe saktësisë së tij analitike, duke treguar se, ndryshe nga sondazhet shpesh të kontestuara, ai ka një kuptim të thellë të dinamikave politike dhe elektorale.

Përveç kësaj, Astrit Gashi parashikon edhe një tjetër mundësi, ku Vetëvendosje dhe minoritetet mund të arrijnë deri në 67 vende në Kuvend qe i mundëson një qeveri që mund të votohet nga një shumicë në Kuvend!

Gashi parashikon 61 vende për opozitën në Kuvend

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Monza synon që të shpëtojë sezonin dhe pikërisht për këtë…