Analisti i ngjarjeve politike: Ta kisha pasë armën, s’kisha mujtë pa gjujtë

16 qershor 2023 | 09:21

Krenar Shala, analist, ka bërë një deklaratë interesante në Kanal 10.

Gjatë një debati mbi veriun dhe sfidat e kryeministrit Albin Kurti në lidhje me aleatët e Kosovës, Shala ka komentuar rrëmbimin e tre policëve në veri të Kosovës nga Serbia.

Shala deklaroi se ai do të gjuante me armë kundrejt agresorit.

“Edhe ai duhet me gju. Ka qenë një poshtërim shumë i madh. Unë e kam përjetuar shumë keq. Ndoshta kam reagu në afekt por, për besë, ndoshta unë s’jam normal, ka mundësi. Por unë ta kisha pasë armën, nuk po du me paragjyku kontekstin aty, po unë s’kisha mujtë pa gjujtë, ndoshta as unë s’kisha gju, s’po du me paragjyku. Ama qysh e njoh unë veten, me pasë pasë armën, edhe me pa edhe agresorin, dhe kur t’mu kish kujtu historia e agresorit, unë s’di qysh kisha mujtë me duru.” – shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arrestimi i tre policëve brenda territorit të Kosovës ka nxitur…