Analisti Maliqi: Kurti po realizon grushtet bolshevik

24 mars 2020 | 09:51

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka thënë se qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti nuk po propozon, por po merr vendime për masën e kufizimit, e që kjo mund të merret vetëm nga Kuvendi i Kosovës. Sipas tij, kryeministri po realizon grushtet në mënyrë antikushtetuese

Në një shkrim në rrjetin social “Facebook”, ai ka thënë se Kurti po shfrytëzon përhapjen e pandemisë për të cilën ka faj edhe vetë.

Komenti i plotë i tij:

Qeveria e përgjysmuar e LV nuk propozon por merr “vendimin” e urëgjences, masën e kufizimit të lëvizjes, që mund të merret vetëm nga Kuvendi i Kosovës me 2/3 e votave. Kjo i bjen se Kurti po realizon grushtet bolshevik në mënyrë antikushtetuese duke e shfrytezuar përhapjen e pandemisë për cka ka edhe vetë faj sepse pengoi shpalljen rregullare të gjendjes së jashtëzakonshme një javë më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hulumtuesit e kanë bërë një zbulim shqetësues pasi vërtetuan se…