Analitikë Kriminalistike- (Qasje nga aspekti kriminalistik)

23 shkurt 2023 | 16:07

Shkruan: Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë

Fillimisht dëshiroj lexuesit t’i jap një informacion bazik për gjenezën e fjalës analitikë.

Analitikë Kriminalistike është tërësia e metodave kriminalistike të cilat aplikohen për hetimin e veprave penale, kryesëve të tyre dhe mënyrën e kryerjes së veprave penale (Modus Operandi).

Analitikë d.m.th: Që përdor metodën e analizës, që mbështetet në analizën e kundërta e sintezës.

Analitik do të thotë që informacioni është i zbërthyer, i shkoqitur në hollësi dhe nuk është krijuar nga një hipotezë!

“Rreziku i luftës lindë atëherë kur një komb bëhet pafundësisht më i fuqishëm se konkurruesi i mundshëm i tij /Richard Nikson!

Rëndësia e analitikes është kruciale për organet e sigurisë, me analitikë të detajuar arrihet rezultati dhe si shembull konkret është pjesa veriore e Mitrovicës, veriu i Kosovës aty ku çdo ditë zbulohen dhe shkatërrohen laboratorë të ndryshme për kultivimin e substancave narkotike.

Madje së fundi edhe arsenal armësh e municioni.

Aty veprojnë kriminelët e rrezikshëm që atakojnë çdo gjë që quhet shtet, duke konsideruar tranzicionin si mundësi fushëveprimesh kriminale.

Por, jo t’i nxënë në befasi PK-në (Policinë e Kosovës) që vepruan me operacione edhe ditën e pavarësisë së Kosovës.

Këta kriminel analizohen në 24/7, dhe pastaj kundër tyre veprohet me hapa konkret dhe të guximshëm sepse dora e shtetit tonë duhet të shtrijë kontrollin në tërë territorin e republikës sonë sovrane!

Dhe kjo arrihet gjithmonë në bazën e të dhënave faktike operative në teren dhe ato fakte analizohen dhe pastaj futen në veprim konkrete.

Të dhënat operative që kalojnë nëpër procesin e seleksionimit dhe vlerësimit futen automatikisht në sistemin e evidencës kriminalistike nëpërmjet të cilit shfrytëzohen më vonë dhe analizohen në përpikëri një nga një nga profesionist të kësaj lamie në bashkëpunim të ngushtë edhe me organet tjera të sigurisë së vendit.

Këto të dhëna shpërndahen menjëherë pas grumbullimit dhe i dërgohen departamentit adekuat për përpunim dhe analitik.

Pastaj, në bazë të tyre, hartohen raporte përmbledhëse dhe strategjike, të cilat mund të jenë ditore, javore, mujore, tre-mujore, gjashtëmujore, dhe një vjeçare.

Në bazë të tyre pastaj hartohen edhe raporte analitike (që është temë e veçantë dhe duhet trajtim i veçantë), bëhen pasqyrime dhe grafikone të cilat u shpërndahen për informim dhe shfrytëzim njësive të organeve sigurisë (varet prej rëndësisë se kujt i shpërndahen dhe vetëm me leje adekuate strikte dhe asesi ndryshe në asnjë rast të vetëm).

Veprimtaria kriminalistike e organeve të punëve të brendshme, pavarësisht se a është veprimtari preventive apo represive, determinohet shumë nga kualiteti i analizës kriminalistike.

Analiza përmbajtjesore duhet të përfshijë anët më të rëndësishme të gjendjes dhe dinamikës së kriminalitetit dhe kriminelëve aty ku veprojnë.

Kjo do të thotë se ajo duhet të tregoj tendenca eventuale të manifestimeve kriminale në të ardhmen dhe të përcaktojë momentet me faktorët pozitiv dhe negativ që ndikojnë në efikasitetin e masave të ndërmarra, në  mënyrë që të bëhet orari gjithëpërfshirës dhe racial i forcave gjithmonë për luftimin e kriminalitetit të çfarëdo lloji qoftë ai.

Kërkesa më e rëndësishme e analizave ose vet analizës është që të tregoj kushtet dhe shkaqet që qojnë ose kushtëzojnë kryerjen e veprave ose veprës penale pyetjet e arta Kriminalistike:

  1. Çfarë ka ndodhur?(vepra penale dhe corpus delicti)
  2. Ku ka ndodhur ? (vendi i ngjarjes – ubi – locus delicti)?
  3. Kur ka ndodhur? (koha – quando – tempuj delicti)
  4. Si ka ndodhur? (mënyra – quomodo – modus operandi)
  5. Me çka është kryer? (quibus – auxiliis – instrumenta sceleris)
  6. Me cilin është kryer? (bashkëkryerës ose bashkëpunëtor)
  7. Përse është kryer? (motivi – cur)
  8. Ndaj kujt është kryer? (viktima)
  9. Kush është kryerësi i veprës? (quis auctor)

Veprimtaria analitike, në kuadrin e eksploatimit të të dhënave të sistemit informative, duhet të përfshijë anën e metodave që shërbejnë për studimin e sjelljes kriminale të kryerësit të veprës penale, studimin e vet veprave penale, studimi i indiceve të shumëllojshme që kanë të bëjnë më vepra penale dhe kryerësin e tyre, si edhe studimin e disa tipareve etiologjike dhe fenomenologjike të kriminalitetit.

Analiza duhet të përmbajë edhe të dhënat mbi suksesin e punës operative të organeve të punëve të brendshme e në radhë të parë të Policisë së Kosovës.

Studimi analitik i organizimit të punës duhet të ofrojë rezultate maksimale me qëllim të eliminimit të metodave joracionale (grumbullimi, përpunimi, analizimi këto janë metodat bazike).

Me këtë rast duhet ta kenë primatin ato veprime me të cilat arrihen rezultate më të mira në kundërvënien e kriminalitetit.

Analiza e kriminalitetit varet shumë nga cilësia dhe renditja e të dhënave kriminalistike të cilat kryhen në shërbimet (departamentet) analitike të organeve të punëve të brendshme.

Veprimtaria e një shërbimi / departamenti të mirë analitik në organet e punëve të brendshme kontribuon në avancimin e veprimtarisë operative, jo vetëm represive por edhe preventive sepse tek e fundit preventiva është suksesi.

Çdo hulumtim i kriminalitetit si dhe hulumtim analitik e statistikor, duhet ta ketë objektiv të fundit parandalimin.

Por, çdo “bindje” në këtë drejtim është e pavlefshme në qoftë se nuk përcillet nga kuadri profesional i angazhuar vetëm në përpunimin e të dhënave analitike të cilit duhet kushtuar kujdes i veçantë, të lihen të qetë në punën e tyre profesionale.

Ata janë çelësi i suksesit sepse kush ka informacionin në dorë si shtet dhe atë informacion e analizon mirë në detaje dhe aplikon në momentin e duhur “ka situatën në dorë”.

Që nga momenti i lindjes ne jemi të zhytur në veprim dhe mund ta drejtojmë atë vetëm duke menduar, prandaj ne mendojmë, analizojmë dhe pastaj veprojmë (Alfred North Whitehead).

Mitrovicë, 23.02.2023

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet “The Best” për lojtarët më të mirë të sezonit…