Analiza dhe Refleksione që nuk duhen humbur /”Publicistikë në kohë Covid”
Libri më i ri nga një fushë që gjithmonë ka mbetur e rezauruar si ajo e publicistikës sapo ka ardhur.
Autorja, Anisa Bahiti në një kohë jo të pazakontë ku dhe ngjarjet brenda dhe jashtë vendit kanë qenë më shumë se dinamike, bën një skaner të ngjarjeve.
Nga vendimet politike, partitë, prapaskenat, konfliktet, çështja kombëtare, sfidat e së ardhmes, marrëdhënia me fqinjët, eftet e ngjarjeve që nuk i shohim e shumë të tjera janë pjesë e këtij libri me 40 ese.
Refleksione që nuk duhen humbur dhe po aq të nevojshme për t’u diskutuar në kohën e neglizhencës totale përballë publikes dhe çështjeve të lirive njerëzore.
Ja çfarë shkruan autorja ne rrjetin social Facebook:
Te dashur miq, kolegë, dashamirës e mbështetës,
Periudha e izolimit dhe ajo e post pandemisië, padiskutim që ka qenë e vështirë dhe sfiduese për secilin prej nesh. Por, veçanërisht, përgjatë kësaj periudhë kemi pasur mundësinë, ndoshta si asnjëherë më parë, për t’u ndalur për një çast dhe për të menduar, reflektuar, analizuar.
Prandaj dhe unë muaj pas muaji, kam hedhur në letër çdo reflektim, mendim, analizë, opinion që më ka shoqëruar përgjatë 1 viti pandemik dhe sot jam më shumë se e lumtur të ndaj me ju “Publicistikë në kohë Covidi”, i cili më shumë se një libër është një analizë e situatës politiko-ekonomike në vend, sociale, asaj kulturore si dhe gjeopolitike në kohra kaq të trazuara për të gjithë botën.
Por, në këtë rrugëtim, unë nuk kam qenë vetëm, prandaj një falenderim shkon për Shtëpinë Botuese Pegi, dhe miqtë të cilët kanë qenë kritikët më të mirë dhe që kanë dhënë një kontribut të çmuar në formësimin e këtij libri.
Që prej ditës së sotme librin mund ta gjeni tek Librari Kristoforidhi
Tek Libraria në Teatrin Skampa
Tek Librari qe ndodhet ne Rrugën e Blinave
Si dhe online në faqen Maniakët e Librit qe operon në Shqipëri , Kosovë dhe Maqedoni ?