Analiza e ADN-së shton misterin e liqenit plot me skelete
23 gusht 2019
| 12:33
Shkencëtarët kishin menduar deri më sot se qindra skeletet e gjetura brenda liqenit Rupkund, në Himalajat indiane, kanë qenë të pelegrinëve që mund të kenë vdekur gjatë një stuhie rreth 1000 vjet më parë, por analizat më të fundit e hodhën poshtë këtë ide. Brenda liqenit janë jo pak, por 800 skelete njerëzish, ndaj kohët e fundit u krye një studim ADN-je që shpresonte të hidhte pak dritë, por rezultatet vetëm sa e shtuan misterin.