Analizë mbi aktivitetet hulumtuese dhe minerare në KPMM, si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia Covit-19
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ka bërë një analizë mbi aktivitetet hulumtuese dhe minerare, si pasojë e situatës sëkrijuar nga pandemia Covit-19, për të cilën kemi bërë njëpërmbledhje si në vijim.
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale në përputhje me vendimet e marruara nga Qeveria rreth gjendjës së krijuar ngapandemia Covit-19, ka reflektuar konform situatës dhe nëharmoni me vendimet në fjalë, duke qenë vigjilent ndaj rëndësisëqë ka ruajtja e kontinuitetit të aktiviteteve minerare në vend.
Në përputhje me këtë, Bordit i Komisionit te Pavarur për Minieradhe Minerale ka mbajtur mledhje në lidhje me shqyrtimin e siutatës me pandemi, si dhe mbledhje të tjera në vazhdimësi, tërëndësishme për mirëfunksionimit të KPMM-së si instiutcion nëgjendjën e imponaur nga situata e krijuar.
Në mbledhjen e mbajtur me datë 15.03.2020, morri vendim përkrijimin e shtabit emergjent, me këtë rast është lejuar zhvillimi ipunës nën masa dhe kujdes maksimal, bazuar në udhëzimet e institucioneve përkatëse dhe me staf të reduktuar, sipasVendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Konform situatës se krijuar, Bordi I KPMM-së ka mbajtur edhembledhje të jashtëzakonshme, me ç’rast janë ndërmarr masat e nevojshme mbrojtëse, në mënyrë obligative stafi është detyruar t’ipërmbahet këshillave të dhëna nga institucionet shëndetësore tëRepublikës së Kosovës.
Në mbledhjen tjetër të mbajtur me datë 27.04.2020, Bordit iKomisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, në përputhje me vendimin e minsitrisë së financave, morri vendim në shtyrjen derimë datë 31.05.2020 e të gjitha pagesave dhe obligimevefinanciare të ndërmarrjeve në KPMM.
Më pas duke marr parasysh vazhdimin e gjendjës së njëjtë me pandemi, pasi që është marr edhe një vendimi tjetër nga ministrisae financave, më datës 29.04.2020 për zgjatjën e afatit të pagesavederi me 30 qershor 2020, është zbatuar edhe në KPMM sipasvendimeve edhe rekomandimeve të Bordit.
KPMM-ja ka vazhduar edhe punën në teren në realizimin e aktiviteteve minerare, inspektimin dhe monitorimin e sektorit, me staf të reduktuar dhe masa të kujdesit të sigurisë shëndetësore, ndërsa në muajin prill ka shtuar edhe numrin e inspektimeve sipasnevojës. Inspektorati është angazhuar në inspektimin e të gjithaoperimeve e jashtë ligjshme në Republikën e Kosovës.
Minierat me të mëdha për nga numri i punëtoreve dhe kapaciteti iprodhimit si: “Trepça” SH.A, KEK-u, “Neëco FerronikeliComplex” LLC dhe “Sharr Cem” kanë vazhduar prodhimin, inspektorët e KPMM-së kanë monitoruar dhe mbështeturaktivitetin e tyre dhe sipas nevojës kanë asistuar konformdetyrave dhe përgjegjësive ligjore.
KPMM si kontribues i tretë në Buxhetin e vendit me rreth 31 milion Euro vjetore, gjatë tremujorit të pare të këtij viti të hyrat qëka realizuar në krahasim me tre mujorin e vitit 2019 janë për7,5% më të larta.
Ndërsa, të hyrat e përgjithshme gjatë periudhës janar-prill 2020janë 14,940,538.90 €, në krahasim me janar-prill të vitit 2019 tëhyrat kan qen 14,592,514.03 €, pra të hyrat e përgjithshme janëpër 2.3% më të larta dhe kjo tregon një ngritje dhe një stabilitetfinanciar të institucionit të KPMM-së.
Sa i përket aktivitetve minerare kemi këto të dhëna:
Në analizën e aktiviteteve nga minimet sipërfaqësore, vërehet njërënie e aktivitetit minerar nga viti 2019 në atë 2020 për rreth 19%, përkatësisht vitini e kaluar, janar-prill 2019 ka pasur 86 minimesipërfaqësore, ndërsa periudha e njëjtë e këtij viti ka pasur 70 minime.
Ndërsa, nga minimet në minierat nëntokësore, aktiviteti minerarnëntokësor duket të jetë i balancuar, 20% më shumë ka pasurminime në këtë vit, përkatësisht janar-prill 2019 ka pasur 20 minime nëntokësore, ndërsa në 2020 ka pasur 24 minimenëntokësore.
Rreth aplikacioneve dhe licencave kemi gjendjën si në vijim:
Aplikacione për licenca dhe leje për periudhën janar-prill 2020 janë regjistruar 58, ndërsa periudha e njëjte e vitit të kaluar kanqenë 101 kërkesa për licenca dhe leje, që sipas kësaj 42% ka qenërënia e aplikimeve për licenca dhe leje.
Ndërsa, licenca dhe leje të aprovuara për periudhën janar-prill2020 janë regjistruar 50, ndërsa periudha e njëjtë e vitit tëkaluarkan qenë 101 licenca dhe leje, që sipas kësaj 50% ka qenërënia e dhënjes së licencave dhe lejeve.
Në në listën e kallëzimeve penale për periudhën janar –prill 2020 janë të evidentuar 9 kallëzime penale, kurse vitin e kaluar kanqenë 3 kallëzime penale për këtë periudhë. Shprehur në përqindjeperiudha e lartëcekur e vitit 2020 krahasuar me periudhën e vitittë kaluar është 66% ngritje të kallëzimeve penale.