Analizohet kostoja buxhetore e Projektligjit për punëtorët e arsimit
05 janar 2018
| 14:54
Komisioni për Rishikimin e Projektligjit për Statusin e Punëtorëve të Arsimit të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin 1998/99 ka mbajtur takimin e radhës me qëllim që të analizohet në detaje kostoja buxhetore, duke pasur për bazë shënimet e të punësuarve dhe atyre që dalin në pension.
Ushtruesi i detyrës së sekretarit të përhershëm të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Alush Istogu, ka ftuar anëtarët e këtij grupi punues që të dalin me analiza profesionale, në koordinim edhe me drejtoritë komunale të arsimit, shkollat dhe institucionet tjera, të përfshira në hartimin e këtij projektligji, duke qenë se pritet të ketë ndryshime në numrin e mësimdhënësve.