Anamoravasit bëhen bashkë, Bashkim Thaqi: Votat tona për kandidatët e PDK-së

24 janar 2025 | 23:50

Kandidatët për deputetë të Gjilanit e Kamenicës, bëhen bashkë në një aheng vëllazëror të organizuar nga veprimtari Bashkim Thaqi. Aty të pranishëm përpos kandidatëve për deputetë ishin edhe themelues e veprimtarë te vjetër të PDK-së.

Në këtë tubim të organizuar në Kamenicë nga nikoqiri e organizatori Bashkim Thaqi një veprimtar i PDK-së e afarist në Diasporë, kanë marrë pjesë kandidatët e PDK-së për deputetë nga Gjilani e Kamenica: Aurora Osmani-Buca, e cila njëherit është edhe nenkryetare e degës së PDK-së në Gjilan, Selver Xhelili, Zenun Pajaziti dhe kryetari i degës së PDK-së në Kamenicë, Granit Berisha. Poashtu në këtë takim ishin edhe themeluesit e PDK-së në Kamenicë: Emin Krasniqi, Begzad Sinani, Enver Morina, Abdyl Bajrami, Muhamet Kallaba, Rabit Dermaku, etj.

Kandidati për deputet Zenun Pajaziti e falënderoj z. Thaqi për këtë organizim dhe e luti që të qëndroj në Kosovë gjatë këtyre ditëve të fushatës për arsye vendosmërisë së tij për të kontribuar në realizimin e qëllimit të fitores së PDK-së. Edhe veprimtari Bashkim Thaqi i falënderoj të gjithë të pranishimit për këtë unitet të përbashkët dhe njëherit kandidatëve për deputet u uroj suksese dhe fitore në garen zgjedhore.

Thaqi i luti të pranishmit që vota e Anamoravës së pari të shkoj për kandidatët e vet e pastaj për kandidatët tjerë të PDK-së. Së pari të votojmë, Zenun Pajazitin, Aurora Osmani-Buca, Selver Xhelilin, Granit Berishën etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hajdar Beqa, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike…