Anarki në Bangladesh: Arratiset kryeministrja, demonstruesit hyjnë në parlament

06 gusht 2024 | 08:23

Javët e protestave vdekjeprurëse antiqeveritare në Bangladesh kanë ardhur në atë që shumë e panë si një fund të pashmangshëm. Kryeministrja Sheikh Hasina ra dakord me kërkesat e protestuesve dhe dha dorëheqjen si liderë e Bangladeshit.

Protestuesit dolën në rrugë për të festuar lajmin teksa Hasina u largua nga vendi me një helikopter, me turma qytetarësh që sulmuan pallatin e kryeministrit dhe plaçkitën dhe shkatërruan pjesë të ish-rezidencës së saj.

“Është anarki totale për momentin”, tha një burim në terren për BBC.

Disa orë pas dorëheqjes së Hasina-s, presidenti Mohammed Shahabuddin urdhëroi lirimin e ish-kryeministrit të burgosur Khaled Zia dhe të gjithë studentëve të ndaluar gjatë protestave të fundit kundër sistemit të kuotave për vendet e punës në qeveri.

Presidenti Shahabuddin tha se ai kryesoi një takim të komandantëve ushtarakë dhe përfaqësuesve politikë. Ai tha se do të formohej një qeveri e përkohshme, do të thirreshin zgjedhje të reja dhe do të hiqet shtetrrethimi kombëtar.

Koordinatorët e protestave studentore postuan një video në Facebook duke thënë se nuk do të pranonin sundimin ushtarak, duke bërë thirrje për formimin e një qeverie të re të përkohshme me laureatin e çmimit Nobel për Paqe, Muhamed Yunus si këshilltar kryesor.

Yunus, 84 vjeç, fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2006 për themelimin e Grameen Bank dhe për fillimin e një nisme mikrokredie që ndihmoi miliona njerëz të dilnin nga varfëria.

Megjithatë, në qershor, një gjykatë në Bangladesh e akuzoi atë edhe për evazion fiskal. Ai i mohon akuzat dhe mbështetësit e tij e kanë dënuar gjerësisht rastin si të motivuar politikisht.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka komentuar zhvillimet e fundit…