Ancelotti: Barcelona mund të jetë favorite, por finalja është finale

24 prill 2025 | 17:00

Në prag të finales së madhe të Copa del Rey kundër Barcelonës, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur për mediat duke theksuar se në një ndeshje finale nuk ka favoritë të qartë dhe gjithçka mund të ndodhë.

“Është një finale, dhe ata mund të konsiderohen favoritë, por një finale është një finale – gjithçka mund të ndodhë,” tha Ancelotti.

“Në finale mund të luash edhe me një 4-4-2 me gjashtë mesfushorë dhe pa sulmues. Duhet të mbrohemi mirë, dhe jam i bindur që do të mbrohemi mirë dhe do të kemi raste për të shënuar.”

Për sa i përket mundësisë që Brahim Diaz të luajë në finale, Ancelotti u shpreh pozitiv: “Është një opsion. Së fundmi ka pasur një periudhë të vështirë, por tani është rikuperuar mirë. Ndaj Athletic Club luajti pak minuta, por shumë mirë. Sot zhvilloi një ndeshje të plotë në të gjitha aspektet”.

Real Madridi përgatitet për një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit, ndërsa trajneri Ancelotti mbetet i qetë dhe i fokusuar, duke besuar se skuadra e tij ka gjithçka për të fituar edhe këtë trofe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga emri i Albulena…