Ancelotti: Bellingham luajti mirë, ka cilësi të jashtëzakonshme

24 korrik 2023 | 17:06

Jude Bellingham debutoi për Real Madridin në fitoren 3-2 ndaj Milanit. Reali pagoi 100 milionë euro për t’i marrë shërbimet e yllit anglez nga Borussia Dortmundi. Pas ndeshjes, trajneri Carlo Ancelotti e ka lavdëruar transferimin e rëndësishëm të skuadrës së tij.

“Bellinghami ka luajtur një lojë të mirë dhe skuadra duhet të mësohet me cilësinë e tij, të cilat janë të jashtëzakonshme. Vrapimet e Jude në zonë janë shumë të rëndësishme për ekipin. Më pëlqen sistemi, por ne kemi parë disa fusha për t’u përmirësuar”, ka thënë Ancelotti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Galatasarayt e bleu kartonin e sulmuesit argjentinas Mauro…