Ancelotti: Benzema nuk rrezikon Kupën e Botës
09 nëntor 2022
| 16:38
Karim Benzema nuk ka luajtur që nga 19 tetori dhe do të mungojë nesër edhe kundër Cadizit. Carlo Ancelotti, në konferencën për shtyp, i qetëson të gjithë në lidhje me situatën e Benzemas.
“Dëmtimi i parë kundër Celticut është rikuperuar, por problemet e fundit nuk janë aspak shqetësuese. Ai nuk rrezikon të luajë në Kupën e Botës. Ka dëmtime të lehta. Unë nuk jam i shqetësuar. Ai u përpoq të rikuperohej, por Karim nuk do të jetë i gatshëm për ta ndihmuar ekipin. Nuk ka probleme serioze. Ai ofendohet kur lexon dhe dëgjon se nuk do të mund të luajë në Kupën e Botës. Ai po bëhet gati”, ka thënë Ancelotti.