Ancelotti: Dëshiroja Liverpoolin, por e gjeta veten te Evertoni  

15 prill 2025 | 14:14

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se ëndrra e tij ishte të jetë trajner i Liverpoolit, por me pas u bë trajner i Evertonit.

“Ëndrra ime ishte të isha trajner i Liverpoolit, por më pas e gjeta veten te Evertoni dhe përjetova rivalitetin e tyre, dhe tani jam absolutisht një tifoz i Evertonit. Më pëlqeu shumë atmosfera, sepse ka një pasion spektakolar për ngjyrat. Vini re edhe vuajtjet që ka tifozi për Liverpoolin, i cili për shumë vite dhe sot është më i miri në Premier Ligë”, ka thënë Ancelotti, i cili me pas ka treguar edhe rrugën se si është emëruar trajner i Real Madridit.

“A isha i befasuar kur Florentino Perez më thirri? Në fakt, i thirra unë. Një vit më parë kisha folur me ta për të parë nëse ata kishin ndonjë lojtar në dispozicion për ne dhe te Evertoni kishim nënshkruar me James Rodriguez. Vitin pasues e kuptova se ata po kërkonin një trajner dhe duke folur me drejtorin thashë se duhej të merrnin një të mirë”, ka deklaruar Ancelotti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja Donika Gërvalla ka reaguar ndaj situatës së krijuar sot…