Ancelotti do të largohet në fund të sezonit

20 prill 2025 | 09:09

‘The Athletic’ raporton se Carlo Ancelotti do të largohet në fund të këtij sezoni nga drejtimi i Real Madridit, edhe pse kontrata e tij skadon qershorin e vitit të ardhshëm.

Sipas raportimit në fjalë, drejtuesit e Real Madrid dhe tekniku italian kanë rënë dakord që të mbyllin bashkëpunimin në fund të sezonit aktual.

Edhe nëse ndodh që Reali të fitojë La Ligën dhe Kupën e Mbretit, Carlo Ancelotti do të largohet sërish.

Megjithatë, për Carlo-n nuk do të ketë pushime të gjata, pasi interesi për të është shumë i madh, por e ardhmja e tij me shumë gjasa do jetë në Brazil. Italiani do të marrë drejtimin e 5 herë kampionëve të botës, ku synimi kryesor është padyshim suksesi dhe ngritja e trofeut në Botërorin e vitit 2026.

Përsa i përket Realit, trajneri i ri sipas të gjitha gjasave do të jetë Xabi Alonso, i cili do të ndahet me Leverkusen me përfundimin e sezonit dhe do të rikthehet në Madrid, këtë herë jo më si lojtar, por si trajner.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë është arrestuar në Prishtinë. Ai dyshohet se pas…