Ancelotti: Dua të largohem pas katër vjetësh, bashkë me presidentin Perez
21 janar 2025
| 16:39
Pavarësisht prej thashethemeve për një largim të mundshëm nga stoli i Real Madridit në fund të sezonit, Carlo Ancelotti konfirmoi në konferencë për shtyp se nuk e ka ndër mend të bëjë diçka të tillë.
Numri një i bankinës së “Los Blancos” u shpreh se vullneti i tij është t’i ndajë rrugët me klubin mbretëror pas katër vjetësh, bashkë me presidentin Perez.
“Nuk kam vendosur të largohem nga Real Madridi. Shpresoj të qëndroj edhe për katër vitet e ardhshme, ashtu si Florentino Perez. Do të ishte ideale që të dy të largohemi në vitin 2029. Ndiej se këtu më duan të gjithë, lojtarët dhe stafi”, ka thënë Ancelotti.