Ancelotti: Duam të vazhdojmë të fitojmë trofe

11 gusht 2022 | 11:20

Reali i Madridit e ka fituar Superkupën e Evropës, pasi në finale e mposhti Eintracht Frankfurtin me rezultat 2-0. Trajneri Carlo Ancelotti është shprehur i kënaqur me suksesin e arritur dhe ka paralajmëruar se synim i “mbretërve” është të vazhdojnë duke fituar trofe.

“Ne nuk kemi nevojë për që përmes kësaj loje të tregojmë se kemi ekip të fuqishëm. Ne jemi të motivuar dhe duam të vazhdojmë të fitojmë. Ndeshja tregoi se ishte më e vështirë se që e prisnim. E kontrolluam lojën pas golit të parë të Alabas dhe nuk ishim të rrezikuar. Jemi ende solidë prapa dhe nuk kemi pësuar gol në tri finalet e fundit. Kjo është një shenjë mjaft inkurajuese”, ka thënë Ancelotti.

“Ekipi është në rrugë të mirë dhe është kënaqësi t’i drejtosh këta lojtarë, ka një balancë të mirë këtu. Ndeshjet janë të mëdha dhe fitoret na ndihmojnë ta mbajmë zhveshtoren të shëndetshme. Ndikon tek lojtarët. Një vit më parë, askush nuk kishte besim në këtë ekip. Skuadra u ngrit dhe u përmirësua shumë vitin e kaluar, por ka ende hapësira për t’u përmirësuar. Ne kemi bërë shumë hapa përpara”, ka shtuar Ancelotti.

Italiani e fitoi Ligën e Kampionëve, më pas La Ligan dhe tash Superkupën e Evropës, në eksperiencën e tij të dytë në “Santiago Bernabeu”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraeli për herë të dytë ka shpërndarë 70 karroca për…