Ancelotti: E dimë se është e vështirë, jemi të motivuar dhe gjithçka është e hapur

03 maj 2022 | 14:54

Carlo Ancelotti ka dhënë komentet e tij para ndeshjes ndaj Manchester City.

Trajneri italian mund të ketë një nga punët e tij më të vështira këtë sezon nesër (e mërkurë), kur duhet të përmbys skuadrën e Pep Guardiolas për të kaluar në finale të Ligës së Kampionëve.

Ancelotti ka thënë se skuadra është e motivuar dhe e di vështirësinë e takimit, por thotë se gjithçka është e hapur.

“Skuadra është mirë, e motivuar dhe e fokusuar. Kemi sfidë të rëndësishme nesër. E dimë vështirësinë por ne kemi vetëbesim. Ndeshja është e hapur”.

“Dy skuadra me kualitet të lartë përballen me njëra-tjetrën. Skuadra me kualitete të ndryshme. Mendoj se zemra dhe personaliteti janë të rëndësishme. Nesër nuk mund të fitojmë vetëm me zemër apo shtysë nga ‘Bernabeu”, ka thënë trajneri i Realit.

Real Madrid ka një disavantazh prej 4:3 nga ndeshja e parë dhe duhet të fitojë nesër me dy gola epërsi për t’u kualifikuar në finale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…