
Ancelotti e kërkon Belottin
19 shkurt 2019
| 13:29
Trajneri Carlo Ancelotti ka kërkuar nga drejtuesit e Napolit që të transferohet një sulmues për sezonin e ri. Tekniku italian e pëlqen shumë sulmuesin e Torinos, Andrea Belottin.
Për të realizuar këtë transferim, Napoi duhet të paguajë 40 milionë euro.
Para dy sezonesh, Torino kërkonte 100 milionë euro nga shitja e tij, por tani sulmuesi ka dështuar ta vazhdoj formën e lartë. Në listën e Ancelottit është edhe sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile.
/Epoka e re/