Ancelotti: E veçantë për mua, Milani shumë i rrezikshëm në sulm
Në prag të ndeshjes kundër Milanit në Ligën e Kampionëve, e vlefshme për raundin e katërt të fazës së kampionatit, trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, foli për “Sky Sport”, duke u nisur nga shija e veçantë që do të ketë ndeshja për të, pasi ka pasur një përvojë të jashtëzakonshme si futbollist dhe trajner i “Djallit”.
“Do të jetë një ndeshje e veçantë për mua, për të kaluarën time, por praktika thotë se do të jetë një ndeshje shumë e mirë”.
Çfarë Milani keni parë së fundmi?
Ata nuk e nisën mirë, por janë një skuadër shumë e rrezikshme, sepse kanë cilësi në sulm dhe kanë shumë potencial. Ndoshta nuk kanë mundur t’i nxjerrin të gjitha, do të jetë një ndeshje e vështirë.
Moment i veçantë për Realin pas ndalesës në La Liga për shkak të ndeshjes së shtyrë me të drejtë ndaj Valencias dhe pas ngjarjeve të Topit të Artë. A do të jetë një hakmarrje pas asaj që ndodhi në Paris? Jo. E vërteta është se ne jemi të trishtuar për atë që ndodhi në Spanjë, diçka e pabesueshme ka ndodhur.
Çfarë lloj Real Madridi do të shohim me Milanin?
Nuk kemi pasur një identitet të qartë, por duam ta kemi një të tillë, duke u përpjekur ta përshtatim lojën me lojtarët që kemi. Nuk kemi bërë më të mirën deri më tani. E kemi pasur më të vështirë se sa pritej.