Ancelotti favorit për të marrë drejtimin e Brazilit
09 shkurt 2023
| 13:22
Gazeta “O Globo” së fundmi raporton një lajm sensacional. Carlo Ancelotti është favorit për të marrë drejtimin e kombëtares braziliane.
Federata e Futbollit (CBF) është e gatshme të presë deri në qershor që trajneri të përfundojë sezonin e tij te Real Madrid, në mënyrë që ai të mbyllë kontratën një sezon para përfundimit të saj.
Për ndeshjet e muajit mars, drejtimin e Brazilit mund ta marrë Ramon Menezes, trajneri aktual i U-20. Këtë muaj është planifikuar një takim mes Ednaldo Rodrigues, president i CBF dhe Florentino Perez.
Marrëdhënia e mirë e trajnerit me lojtarët brazilianë mund të ketë jo pak peshë në këtë vendim. Aktualisht Ancelotti ka në skuadër 3 futbollistë te ekipi madrilen nga “Selecao”: Rodrygo, Vinicius dhe Eder Militao.