Ancelotti: Fitoren do të festoj me një puro

02 qershor 2024 | 08:50

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka reaguar pas fitores në finale ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

“Nuk mund të mësohesh kurrë me këtë, sepse ishte e vështirë, më shumë se sa pritej. Në pjesën e parë vuajtëm shumë, në pjesën e dytë ishim më mirë, kishim më pak humbje. Kjo është një ëndërr që vazhdon”, u shpreh Ancelotti.

Ancelotti për ndryshimet në pjesën e parë.

“E shtyva Vinícius-in sepse mendoj se ne ishim pak dembelë në pjesën e parë dhe ata luajtën atë që donin të luanin. Ata dolën në kundërsulm dhe ishin shumë të rrezikshëm”.

Ancelotti në përqafimin e tij me Kroos

“Është një moment paksa i trishtuar, por ai donte të përfundonte kështu.”

Ai tregoi se si do të festojë

“Një puro. Dhe Cibeles”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
10 deri në 15 për qind krahasuar me vitet paraprake…