Ancelotti ‘harron’ humbjen nga Barça: Jemi rikthyer

20 janar 2023 | 12:27

Tronditja e pësuar në “El Clasico”, në finale ne Superkupës, ka lënë jo pak pasoja në radhët e Real Madrid, kjo u pa qartë në Kupën e Mbretit, në pjesën e parë kundër Villareal, ku ekipi i Carlo Ancelottit dukej i fjetur, pësuan dy gola duke vënë ndjeshëm në pikëpyetje kualifikimin. Në pjesën e dytë, Reali përmbysi rezultatin dhe siguruar një biletë për më tej.

“Me sa duket jemi rikthyer. Pjesa e parë nuk shkoi mirë, në këto raste është e vështirë të ndryshosh dinamikën e lojës, por skuadra pati besim, tregoi karakter dhe personalitet. Kjo pjesë e dytë më jep shumë besim, nuk u dorëzuam dhe luftuam për çdo top. Nuk mund të luajmë si në pjesën e parë, por reagimi ishte spektakolar, kjo skuadër nuk dorëzohet kurrë”, ka thënë Ancelotti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka dalë sot…