Ancelotti: Hazardi dhe Isco na e fituan ndeshjen
21 janar 2022
| 11:59
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka lavdëruar dyshen Eden Hazard dhe Isco. Ata u inkuadruan nga stoli në Kupën e Mbretit, duke realizuar golat që e kualifikuan Real Madridin në çerekfinale.
Isco realizoi golin e barazimit, kurse Hazardi shwnoi goline fitores.
“Hazard dhe Isco na e kanë fituar ndeshjen. Duhet ta theksojmë këtë sepse është vërtet domethënëse. Të dy meritojnë më shumë minuta dhe unë llogaris në të dy”, u shpreh Ancelotti.