![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/12/ancelotti-1.jpg)
Ancelotti: Humbje e rëndë
26 prill 2023
| 11:04
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka konsideruar të rënd humbjen nga Girona (4-2) në La Liga. Trajneri italian ka vlerësuar se përcaktues në këtë ndeshje ishte mosfunksionimi si duhet në repartin e mbrojtjes.
“Është e rëndë të humbasësh kështu. Në nivel difensiv ishte një sfidë e shëmtuar, kjo ishte përcaktuese. Ekipi nuk u fut fare në lojë, ishin shumë poshtë në të gjithë senset. Reagimi i tifozëve? Është normale të jenë të mërzitur, por mos harrojmë, jemi në finalen e Kupës së Mbretit dhe në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve”, u shpreh Ancelotti.