Ancelotti, i pari trajner në histori që arrin 6 finale në Champions League
09 maj 2024
| 08:25
Si kurrë më parë, Anceloti ka shpërthyer në festë pas një fitore të Real Madrid. Gjithmonë e kemi parë të ftohtë dhe të palëvizur, pavarësisht dramave dhe fitoreve emocionuese të madrilenëve.
Në të njëjtën mënyrë arritën që të përmbysnin Bayern Munchen në shifrat 2-1 dhe të kalonin në finale.
Menjëherë pas mbylljes së takimit, Anceloti ka kënduar himnin e Realit.
Ndërkohë trajneri italian është bërë i vetmi në histori që ka arritur gjashtë finale në Champions League.
Real Madridi në finale e 1 qershorit në “Wembley” do të përballet me Borussia Dortmundin.
Reali kërkon titullin e 15-të evropian, ndërsa Dortmundi të dytin.